Matura shtetërore 2020-2021

DATA E PROVIMEVE EKSTERNE

1. Më 05.06.2021, në orën 10.00 - gjuha shqipe dhe letërsia;

2. Më 11.06.2021, në orën 10.00 – gjuha e huaj (angleze, gjermane, frënge) dhe matematika;

Provimet interne

Provimet interne duhet të mbahen prej datës 14.06.2021 deri më 30.06.2021;

Lidhur me datën e saktë të mbajtjes së provimeve interne nxënësit do të njoftohen në mënyrë plotësuese.

Detyrat projektuese

Mbrojtja e detyrave projektuese do të fillojë më 03.04.2021 (e shtunë), duke filluar në orën 10.00. Detyrat projektuese do të mbrohen online.

Shënim:

- Është rekomandim i Qendrës Shtetërore të Provimeve (QShP) që mbrojtja e detyrave projektuese të realizohet në distancë, siç po realizohet procesi mësimor.

- Programet e shkurtuara të provimeve eksterne janë publikuar në veb faqen e maturës www.matura.gov.mk në pjesën matura shtetërore.

- Programet e shkurtuara për provimet interne, Biroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra për arsimim dhe stërvitje profesionale duhet t’i përgatisin jo më vonë se deri më 15.03.2021. Ato do t’i bëjë publike QShP-ja.

 

Më 14.03.2021

Kryetar i KShM

Prof. Xhelal Zejneli, 070/233-613

Teuta Llala, dejtor